Inspektori i DSK-së dëshmon në gjykatë: Arben Xhaferin dhe Menduh Thaçin i …


“Markeri” i pensionuar i DSK-së (UDB-së maqedonase), Marjan Jankullovski, i cili i ka futur në sistem numrat që është dashur të përgjohen, ka thënë se Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi janë përgjuar gjatë tërë kohës nga ana e kësaj drejtorie. Dëshminë e tillë ai e ka dhënë sot gjatë seancës së radhës në rastin “Target-Kështjella”, transmeton Gazeta Lajm.

“Tek unë kanë lindur dyshime se po bëhet keqpërdorim i sistemit sepse ka pasur numra dhe pseudonime për të cilët e kemi ditur se për kë bëhet fjalë dhe vazhdimisht kanë qenë të kyçur për përgjim. Për shembull, dihej që me pseudonimin ‘shvaler’ është Menduh Thaçi, ‘gjyshi’ është Arbër Xhaferi. Kishte numra të tillë të personave të njohur për të cilët nuk kishte kurrfarë urdhëri, kurse pandërprerë kanë qenë të kyçur në sistemin e përgjimit”, tha Jankullovski, shkruan PlusInfo. Ai tha se nga sistemi për përgjim janë shlyer numra që janë përgjuar çdo vit, e pastaj janë futur sërish. “Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, pas disa viteve nga punësimi i tij aplikoi një praktikë që para vitit të ri të shlyhen të gjithë numrat dhe pseudonimet dhe pas vitit të ri të vendosen numrat e njëjtë me pseudonime të reja”, tha Jankullovski.

Baby Boo