Inspektori ekologjk B.Z.(43) nga Sllupçani, po lufton për jetën pas një aksidenti në punë


Inspektori ekologjik B.Z.(43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, po lufton për jetën e tij në spitalin e shtetit në Shkup, pas një aksidenti gjatë punës ditën e djeshme, shkruan fakte. Ai dje rreth orës 16 ka qenë në detyrë në kalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë, në Tabanoc.

Sipas informacioneve policore, B.Z. ka kontrolluar një vagon-cisternë nga e cila rridhte natriumhiperklorid, ku, sipas të gjitha gjasava ka prekur ndonjë tel me rrymë, pas çka është përplasur në tokë.

Menjëherë pas këtij aksidenti, i lënduari rëndë, është dërguar në spitalin e kumanovës, ndërsa nga aty me urgjencë është përcjellur për në Shkup. Jeta e tij vazhdon të jetë në rrezik. Policia vazhdon hetimin për rastin.

Baby Boo