Inspektorët në “aksion”, lokalet e zbrazura! Kërkohet certifikatë vaksinim nëse hyni në lokal me mbi 30 persona


Lokale pothuajse të boshatisura. Kështu duken sot rruga më e frekuentuar në qendër të Shkupit.
Nga sot hynë në fuqi masat e reja restriktive kundër virusit Covid-19. Në derën e çdo lokali në të cilin ka më shumë se 30 persona, mbajtësi i rendit kërkon vërtetim nëse je vaksinuar me së paku të një dozë apo vërtetim se kemi kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.
Inspektorët dolën në teren për të parë se a po respektohen masat.

Kërkojnë dokumentacionin nëse është caktuar mbajtës rendi në lokal, i cili kërkon nga mysafirët pasaportë-kovid.
“Në qoftë se konsiderojmë se ndonjë mysafir i cili duhej të kishte vërtetim për vaksinë ndërsa nuk e ka bërë këtë, kemi të drejtë ta evidentojmë këtë dhe ta informojmë MPB-në e cila ka të drejtë t’i legjitimojë dhe t’i evidentojë personat të cilat nuk i respektojnë protokollet”, tha Aleksandra Kotelli nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Edhe Zdravko Josifovski nga Oda e Pavarur Hotelierike sot ka vizituar disa lokale në vend për të parë nga afër se me çfarë problemesh ballafaqohen pronarët.
“Te objektet e mëdha hotilerike ku ka mbajtës të rendit është e qartë se nuk ka mysafirë, gjegjësisht mysafirët pasi që nuk janë të vaksinuar nuk i vizitojnë. Nga ana tjetër kemi probleme tek objektet e vogla të cilët janë deri 30 persona, ato objekte janë përplot me njerëz pasi që te ato nuk kërkohet certifikatë dhe nuk bëhet kontrolli e as nuk janë të detyruar të kërkojnë certifikatë vaksinimi”, tha Josifovski.

Po përse autoritetet shëndetësore nuk kanë vendosur që në lokale mund të hyhet me test PCR negativ, ministri i Shëndetësisë me përgjigje:
“Qëllimi është të vendoset theksi te imunizimi dhe vaksinimi. Nuk ka logjik që dikush të bën test PCR dhe të bëj harxhime vetëm me qëllim të merr pjesë në ndonjë ngjarje apo të shkoj në ndonjë objekt. Ky nuk është thelbi, thelbi është që të ngrihet imuniteti kolektiv”.

Ndryshe, Komisioni për sëmundje ngjitëse ka diskutuar për shkurtimin e orarit të punës të objekteve hotilerike në qyetet ku gjendja me Kovid 19 është më e rëndë, siç është Tetova për momentin. Kujtojmë se ndalohet puna dhe organizimi i çfarëdolloj ngjarjeje në të mbyllur në objekte hotelerike përfshirë edhe festa në objektet hotelerike të regjistruara për këtë veprimtari apo lloje të tjera të objektet të llojit të mbyllur.

Baby Boo