Inspektorati i tregut, kontroll në agjencinë “Orfej”


Inspektorati i tregut hyri në agjencinë turistike Orfej. Pas kronikës së publikuar në Alsat M për mashtrim të supozuar ndaj një familjeje nga Shkupi, inspektorati është duke kontrolluar dokumentet nga periudha e fundit. Drejtori i Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski, përmes telefonit na njoftoi se kjo agjenci është mirë e njohur për të. Në katër muajt e fundit Orfej ka marrë dy kallëzime, ndërsa i treti është në procedurë, shprehet Paunovski. Dyshim plotësues në rastin konkret është ai se agjencia turistike ka ndërruar lokacionin.

Në përputhje me Ligjin për veprimtari turistike, që një licencë të mund të merret nga Ministria e Ekonomisë fillimisht duhet t’i shqiptohen dy dënime nga Inspektorati shtetëror i tregut – pohojnë nga Inspektoriati i tregut.

Nga agjencia turistike Orfej, as sot nuk deshën të komentojnë. Na njoftuan se me palën e dëmtuar janë marrë vesh dhe familjes Mihaillovski do t’u kthehen paratë që i kanë paguar, por edhe ato që në mënyrë plotësuese i kanë shpenzuar në Greqi. Nga Organizata e konsumatorëve, shprehen se gjatë përzgjedhjes së agjencisë, qytetarët detyrimisht të kontrollojnë nëse kjo ndërmarrje ka të kaluar të pastër. Në rast se marrëveshja e nënshkruar nuk u është e qartë të konsultohen me jurist.

Menjëherë pasi të kthehen, nëse janë të pakënaqur nga shërbimi, ndoshta nuk është realizuar oferta sipas marrëveshjes, të kërkojnë dëmshpërblim tek Agjencia në afat prej tetë ditëve sipas Ligjit për raporte obligacioni. Më pas, agjencia të bëj marrëveshje me ta, që t’i kompensojë, t’ua kthejë shumën e plotë të parave apo një pjesë, varësisht çfarë kanë ankimuar – deklaroi  Marijana Llonçar Vellkova- Organizata e Konsumatorëve.

Ndryshe, familja Mihaillovski publikisht u ankua se në janar të këtij viti, kanë paguar rreth 84.000 denarë në agjencinë turistike “Orfej” për pushim pesëditor në Greqi, për dy persona të moshuar dhe dy fëmijë të mitur. Por, kur kanë arritur në hotel, recepcionisti i ka njoftuar se ata nuk kanë rezervim.

Disa ditë para se të nisemi, me rregull e morëm vauçerin nga Agjencia. Na konfirmuan se është paguar, por kur arritëm tek hoteli, na thanë se mjetet nuk janë transferuar – tha Gligor Mihaillovski- i dëmtuar.

Për agjencinë turistike “Orfej”, procedurë parahetimore ka ngritur edhe Prokuroria publike.

Baby Boo