Inspektorati i arsimit: Universiteti i Strugës shërben për “larje” të diplomave (video)

Inspektorati shtetëror i arsimit ka konstatuar se Universiteti Ndërkombëtar i Strugës UNS punon si makinë për “larje” të diplomave. Sipas tyre, mbi 900 studentë studiojnë pa dokumente të nostrifikuara, ndërsa edhe profesorët janë pa diplomam valide. ISHA ka deklaruar se dyshojnë që për shkak të ndërhyrjes së politikanëve , gjykatësve dhe noterëve, është toleruar puna e paligjshme e UNS-së.

Baby Boo

“Kryetari i Strugës Ramiz Merko ka diplomë të doktoraturës nga Novi Pazari e cila nuk është nostrifikuar dhe ai është caktuar docent dhe profesor inordiner” – ka deklaruar inspektori Gjorgji Ilievski.

Ndryshe, gjatë ditës së sotshme është deklaruar edhe rektori i UNS-së, Armend Kadriu, i cili ka akuzuar inspektorët se janë sjellur n mënyrë të vrazhdë dhe si pasojë ka ndodhur incident, pasi inspektori Zoran Ristevski ka refuzuar dokumentacionin gjuhën shqipe dhe të njejtën e ka fyer. Pritet reagim i Ministrisë së arsimit dhe shkencës./Fakte.met