Inspektorati i arsimit ngriti padi kundër rektorit të UNT-së, Aziz Pollozhani


Gjykata Themelore konfirmon procedimin e padisë kundërvajtëse ndaj Rektorit të Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, të ngritur nga Inspektorati i Arsimit. Kërkesa drejtuar gjykatës e cila daton që nga janari i këtij viti, thotë që ajo të ndërhyjë për shkak se universiteti ka mohuar të zbatojë urdhërat e inspektoratit, sa i takon asgjësimit të titullit profesor inordinar të Bashkim Idrizit. Nga gjykata njoftojnë se akoma nuk ka një vendim, përcjell Fakte.

Ju njoftojmë se kundër këtij personi në departamentin e shkeljeve është formuar lëndë e cila është në fazën e procedimit, gjegjësisht nuk është përfunduar akoma. Kur gjykatësja e cila ndjek lëndën do të sjellë vendim, ai do të publikohet – deklaroi Gjykata Themelore Shkupi 1.

Një ditë më parë, Rektori i UNT-së Aziz Pollozhani refuzoi të flasë për kamerën e Alsat në lidhje me shkeljet e konstatuara në universitetin e tij nga Inspektorati i Arsimit. Lëshime kryesisht ka pasur në përzgjedhjen e Pollozhanit Rektor, në përbërjen e senatit, në përzgjedhjen e stafit akademik me tituj u paraprakisht u janë asgjësuar, si dhe vonesa të theksuara në projektin themelor të objektit të ri të universitetit.

Alsat prej ditësh pret reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me shkeljet, ndërkohë që do të kërkojë ndërgjegjësim dhe reagim edhe nga qarqet akademike si dhe ambasadat e huaja në vend./AlsatM

Baby Boo