Inspektohen bizneset në Ferizaj për mbishkrimet ‘Kosova dhe Metohia


Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Ferizajt sot ka inspektuar qendrat tregtare rreth mbishkrimeve antikushtetuese “Kosova dhe Metohia” apo “Kosova UNMIK” në produktet serbe.

Sipas kësaj Drejtorie gjendja vlerësohet nën kontroll, por produktet e hyra pas datës 19 nëntor me këtë mbishkrim do të konfiskohen.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë cilësuar gjendjen të kënaqshme ndërkaq u kanë bërë më dije të gjithë tregtarëve se produktet e hyra në treg më këto mbishkrime pas datës 19 nëntor do të konfiskohen.

Bazuar në lëvizjet e fundit ekonomike dhe masat ndaj produkteve të Serbisë në qarqet e ndryshme janë paraqitur shqetësime se mund të ketë ngritje çmimesh.

Por, aktualisht në tregun e Ferizajt, thuhet se nuk është vërejtur ndonjë rritje e theksuar kurse pas një kohe pritet të ketë lëvizje për shkak të rritjes së masës doganore për produktet që hyjnë nga Serbia.

Baby Boo