Inspektim i jashtëzakonshëm në Spitalin e Tetovës! Janë marrë masa, s’ka më hyrje dalje, por s’ka qasje as për mediat


Inspektorati i ministrisë së Shëndetësisë ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në spitalin klinik të Tetovës, për të parë nëse ende për pacientët kujdesen familjarët e tyre. Nga inspektorati thanë shkurtë se akoma nuk kanë përfunduar procedurat hetimore.

“Inspektorati sanitar gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në spitalin klinik të Tetovës. Detaje do të japim pas përfundimit të të njëjtës”, thonë nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë.
Disa qytetarë që takuam thonë se tani nuk lejohen të hyjnë brenda.
“Ma herët nuk kam qenë unë këtu. Erdha ti sjell ushqim, e kam një nip këtu. Mua nuk më lanë të hy”.