Iniciohen ndryshime ligjore për zgjidhjen e problemit të qenve të pastrehë


Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e saj të 101 ka iniciuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bashkësinë e njësive të vetadministrimit lokal të Republikës së Maqedonisë-BNJVL dhe në bashkëpunim me organizatat civile për të drejtat e kafshëve, për një periudhë sa më të shkurtër të përgatis ndryshime ligjore për të tejkaluar problemin me qenët e pastrehë.

Në seancën e sotme të Qeverisë gjithashtu u diskutua për pranimin e propozimi memorandumit për integrimin e përbashkët dhe të intervenimit në rajonin kufitar në mes Maqedonisë dhe Greqisë, gjegjësisht hapjen e një vendkalimi të ri kufitar.

 

Baby Boo