Inflacioni në Eurozonë arrin një tjetër rekord


KOKA: Eurozona ka shënuar një tjetër rekord të ri inflacioni. Rritja e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe kostot e larta të jetesës e kanë rritur në 9.1% inflacionin përgjatë muajt që lam pas. Ekspertët parashikojnë se inflacioni në Eurozonë mund të rritet edhe më tej në muajt e ardhshëm, madje duke u dyshifruar, me rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Inflacioni në Eurozonë shënoi një rekord të ri prej 9.1% në gusht pasi çmimet e energjisë dhe ushqimeve vazhduan të rriten, sipas një vlerësimi të botuar nga Eurostat. Çmimi i energjisë vijon po ashtu të ketë një rritje në një pjesë të madhe të vendeve europiane. Ushqimet, alkooli si dhe duhani mbajnë rekorde të larta ku për shumë familje po bëhen të papërballueshme.

Inflacioni ishte 8.9% në zonën e monedhës së vetme 19-vendëshe në korrik. Ekonomistët shprehen se efekti i rritjes së normave të interesit dhe kriza e vazhdueshme e energjisë kontribuan në inflacionin e lartë në Evropë. Disa parashikojnë se inflacioni në Eurozonë mund të rritet edhe më tej në muajt e ardhshëm, madje duke u dyshifruar, me rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Inflacioni i rritur shton presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane, e cila rriti normat bazë të interesit me 50 pikë bazë në korrik dhe pritet të rrisë sërish normat në mbledhjen e saj të rradhës në shtator. Ky nivel i inflacionit në eurozonë është më i larti që prej vitit 1999. Pengesat e furnizimit pas pandemisë dhe fillimi i luftës Rusi – Ukrainë kanë qenë ndër faktorët kryesor që kanë sjellë rritjen e çmimeve të energjisë, metaleve të çmuara si dhe produkteve ushqimore bazë.

Baby Boo