Infermierja shtatzënë vdes nga koronavirusi: Mjekët ia shpëtojnë beben


Një infermiere shtatzënë në Britani të Madhe raportohet se ka vdekur pasi testoi pozitiv për koronavirus, por fëmija i saj ka shpëtuar.

Infermierja, 28 vjeçe, iu nënshtrua një prerje urgjente cezariane për të lindur fëmijën e saj pasi gjendja e saj u rëndua, raporton ‘Mirror’.

Mjekët fillimisht menduan se ajo po tregonte shenja të përmirësimit pas lindjes, por ajo ndërroi jetë të dielën, sipas ‘Channel 4’.

Vogëlushja mësohet se është gjallë dhe është në kujdesje të personelit mjekësor.

Nuk është qartësuar nëse foshnja është prekur me COVID-19.

Baby Boo