Infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme, ka një profesion të ri


Infermierja ruse që u fotografua në spital e veshur vetëm me të brendshme poshtë një veshjeje mbrojtëse transparente është bërë një prezantuese moti në televizion.
23-vjeçarja Nadia Zhukova u ndëshkua nga shefat e spitalit pasi fotoja e saj duke u shërbyer pacientëve me një veshje të tillë u bë virale. Ajo tha se ishte shumë vapë me uniformën e zakonshme të infermierëve madje mori edhe mbështetjen e publikut.

Tani, Nadia do të prezantojë motin në një televizion lokal në Tula, ndërkohë që do të vazhdojë edhe punën si infermiere.
Asaj i është ofruar edhe një punë si modele nga një markë veshjesh sportive, por ajo e refuzoi duke thënë se dëshiron të ndjekë karrierën e mjekësisë.

Baby Boo