Infermierja heroinë! Ecën dy orë në këmbë mes vapës për të shpëtuar 15 vjeçarin e kafshuar nga gjarpri


Akti heroik i një infermierje në Njësinë Administrative Tunjë ne Gramsh ka lënë përshtypje të mira mes gjithë komunitetin e zonës.

Ajo quhet Rruzhdie Xheka, rreth 50-vjeçe me nje eksperiencë pune 20 vjecare si infermiere. Xheka ka shpëtuar jetën e një djali 15-vjecar nga fshati Jançë, njësia administrative Tunjë.

Djali rreth mesditës, aksidentalisht është kafshuar nga gjarpri në një distancë të konsiderueshme larg fshatit.

Kanë qënë familjarët, që në pamundësi për ta dërguar në qendrën shëndetësore të njësisë administrative, kanë telefonuar infermieren e zonës.

Pas marrjes se njoftimit, Rruzhdia niset menjëherë në Fshatin Jançe Verri, që është rreth dy orë larg në këmbë dhe ka shpëtuar jetën e 15 vjeçarit, Ledio Dollani, duke ndërhyrë me bisturi dhe mjekuar më pas plagën e kafshimit te gjarprit. Endri Mema-Newsbomb

Baby Boo