Infermierët të infektuar me Covid-19: Familjarët ndihmojnë pacientët në Klinikën Pulmologjike


Ka 1 muaj që është i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Nuk e di se si është infektuar, por gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë dhe ishte sjellë aty në gjendje të pavetëdijshme.

Por tash ky 60 vjeçar i cili vjen nga Komuna e Ferizajt, është në gjendje stabile. Gjendje të njëjtë ka pasur edhe një tjetër paciente e cila ka 20 ditë që është e shtrirë në këtë repart duke u trajtuar për koronavirus. Në secilën dhomë të kësaj klinike ka nga 4 shtretër, por vetëm rreth 10 prej tyre janë të lirë. Megjithatë, doktorët thonë se kjo gjendje ndërron brenda ditës.

Mjeku kujdestar thotë se ka pasur raste kur pacientët kanë qenë të shtrirë edhe nëpër korridore, për shkak se të gjithë shtretërit kanë qenë të zënë. Por, në këtë klinikë rreth 40% e infermierëve janë të infektuar andaj numri i vogël i tyre ka bërë që pothuajse secili pacient të ketë një familjar që kujdeset për të sëmurin e të cilët nuk kanë mjete mbrojtëse pos maskave.

Baby Boo