Infektologu Tolaj: Karantina nuk duhet të jetë për të shëndoshin, por për të sëmurin


Menaxhimi i situatës Covid 19, lidhur me kufizimet e lëvizjes dhe qëndrimi brenda ambienteve të mbyllura është kritikuar mjaft shumë në Kosovë.
Infektologu, Ilir Tolaj, në një intervistë për InDoks ka treguar se situata e pandemisë Covid 19 nuk është aq mirë sa përshkruhet nga ana e qeverisë dhe mbështetësve të saj.

“Ka pasur problem etik me gjithë popullatën vetë masa restriksive e pa arsyetuar është cënim i të drejtave elementare por në anën tjeter gjithashtu duhet ta kuptojmë se shëndeti nuk kupton mos ekzistim të sëmundjes, shëndeti nënkuptoj një gjendjen shumëfishtë më të gjerë, kjo është sipas OBSH-së, kupton një mirëqenie fizike në raport me komunikimin e individit me të dashurit të vetë. Masat të marruar nga autoritet me rekomandimet mund të them që kanë qenë të gabuara mos të them të mbrapshta, Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë janë kujdes më shumë për veten se sa për popullaten janë kujdes që të mos ketë të vdekur nga covidi pa i analizuar aspektet e tjera”, ka thënë Tolaj.

Infektologu poashtu ka cekur se masat që ka vënë Qeveria nuk mund të arsyetohen, i cilëson jashtë qëllimit që dëshirohet të arrihet.

“ Ne i kemi 800-900 raste i kemi më pak se 30 raste të vdekur, kjo tregon për masat e pandemisë në Kosovë nuk janë të atilla që arsyetojnë këto masa gjithashtu karantina si veprim si akt i autoriteve shëndetësore publike ekziston për të sëmurin e jo për të shëndoshin”, ka shtuar Tolaj

Baby Boo