Inf*ektologu kosovar: Së paku edhe 6 muaj do të jetojmë me ko*ronavi*rusin


Situata në Klinikën Inf*ektive është e rënduar, për 5 ditë janë shënuar mbi 1000 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, kështu tha inf*ektologu, Izet Sadiku.

Sadiku u shpreh se kapacitetet tanimë janë të mbushura, duke thënë se në spitalet e Kosovës dhe në QKUK janë mbi 300 pacientë të shtruar, mbi 170 pacientë janë me oksigjenoterapi, shkruan rtv21. Infek*tologu theksoi se edhe numri i madh i të të inf*ektuarve të punëtorëve shëndetësorë po e rëndon situatën.

Ai tha se rreth 420 punëtorë shëndetësorë janë të inf*ektuar me Covid-19. Izet Sadiku duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese derisa të zbulohet një vak*sinë kundër Covidit-19, u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me vir*usin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar va*ksina.

Baby Boo