Infektohet me virusin Covid-19 edhe nje infermiere!


Një infermiere nga Kumanova, e cila udhëtonte çdo ditë në klinikën pulmonologjike dhe ishte në ekipin e rezervës javën e kaluar, është pozitive nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce shpjegoi se ajo nuk kishte simptoma në ditët kur shkoi në punë, por dje i janë shfaqur simptomat e para dhe u diagnostikua me COVID-19 pas testimit. Sidoqoftë, Filipce tregon se ajo ishte plotësisht e mbrojtur gjatë dy ditëve që ishte në punë.

Baby Boo