Inf*ektohen me koronavir*us 21 dasmorë, mes tyre nusja dhe dhëndri


Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infe*ktuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik. Mes të infek*tuarve janë nusja, dhëndri dhe 19 dasmorë të ftuar. Sakaq janë ende në pritje analizat e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.

Në dasmë ishin ftuar dhe merrnin pjesë 150 të ftuar. Qeveria greke ka lejuar organizimin e festave me deri 100 persona. Nusja, dhëndri dhe babai i tij përfunduan në s*pital për ndjekje mjekësore, bënë të ditur mediat greke. Dhëndri, tregoi çfarë kishte ndodhur pas të dielës së kaluar që u martua. Ai tha se të martën nisi të kishte temp*eraturë e bashkë me të nusja dhe babai i tij. Me telefon mësoi nga dasmorë që ishin në dasëm se edhe ata kishin sim*ptoma të ngjashme. Pasi shkuan në spi*tal mësuan se ishin infe*ktuar.

Baby Boo