Infektimi i Piperos pas vaksinës, Bino: Vaksina jep efekt vetëm pas dozës së dytë


Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka komentuar dhe rastin e infektimit të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero.
Në një konferencë për mediat Komiteti Teknik i Eksperëve ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e rasteve me Covid-19 në vendin tonë. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur dhe për infektimin e mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero duke thënë se vaksina jep efekt vetëm pas dozës së dytë.

Gjithashtu ajo tha se personat e që janë vaksinuar nuk mund të ulin kujdesin e tyre ndaj masave anti-Covid, përkundrazi ata duhet të vazhdojnë të mbajnë maskë dhe të respektojnë rregullat.
“Të gjithë ata që kanë bërë vaksinën nuk do të thotë që duhet të ulin masat e parandalimin, por përkundrazi duhet ti zbatojnë ato po njësoj. Për vetë faktin, pas dozës së parë krijimi i imunitetit fillon të krijohet mbas javës së dytë dhe kjo është arsyeja pse dozën e dytë ne e bëjmë javën e tretë dhe mbas dozës së dytë gati 10 ditë, dy javë krijohet mbrojttja. Nga doza e parë nga krijimi duhen 5-6 javë që personi të jetë i mbrojtur.

Gjatë këtyre javëve njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Duke patur parasysh edhe efikasitetin e vaksinës i cili nga provat klinike shkon në 95% bashkë me dozën e dytë . Edhe me dozën e dytë është një 5% i cili është i pambrojtur, prandaj masat duhet të zbatohen.”– thotë ajo.

Baby Boo