Infeksioni i “kërpudhave të zeza” prek pacientët që kanë kaluar Covid-19 në Indi


Më shumë se 8800 raste të “kërpudhave të zeza” janë raportuar në Indi. Ky infeksion i rrallë ka vdekshmërinë tejet të lartë, rreth 50%.
Muajt e fundit, në Indi janë raportuar me mijëra raste që prekin pacientët e shëruar nga koronavirusi.
BBC, e cila u referohet mjekëve, shkruan se ekziston një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar Covid’in, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti janë më të rre*zikuarit.

Mjekët kanë thënë se personat janë infektuar me këtë sëmundje nga 12 në 18 ditë pas shërimit nga Covid-19.
Pas shtimit të ndjeshëm të rasteve, 29 shteteve të Indisë u është kërkuar ta konsiderojnë këtë sëmundje si epidemi.
Në spitalin Maharaja Yeshwantrao, i cili ka 1100 shtretër, numri i pacientëve ishte rritur nga 8 një javë më parë, në 185 mbrëmjen e të shtunës.
Më shumë se 80% e pacientëve kanë nevojë për operacion të menjëhershëm”, tha për BBC Pandey kreu i këtij spitali.

“Infeksioni i kërpudhave të zeza tani është bërë më sfidues sesa Covid-19. Nëse pacientët nuk trajtohen në kohë dhe si duhet, atëherë shkalla e vdekshmërisë mund të shkojë deri në 94%”, tha Dr Pandey.
Shumica e pacientëve të infektuar me “kërpudhat e zeza” kishin kaluar Covid-19 dhe ishin meshkuj.
Shumica e tyre ishin trajtuar me steroid, dhe vuanin nga diabeti.
Një studim i kryer nga 4 mjekë indianë në më shumë se 100 të infektuar me mukormikozë zbuloi se 79 prej tyre ishin burra dhe 83 prej tyre vuanin nga diabeti.

Baby Boo