Individët me nevoja të veçanta, pa qasje në vendet e votimit edhe gjatë referendumit


Individët me nevoja të veçanta nuk do të kenë qasje deri te vendet e votimit edhe gjatë referendumit që do të mbahet më 30 shtator, njofton Portalb.mk. Kjo do të ndodh për shkak se shume vende të votimit nuk mundësojnë lëvizje për këtë kategori të individëve, kurse disa të tjerë mundësojnë qasje të pjesërishëm.

Ky është përfundim i dalë nga vlerësimi në teren i 79 për qind të vendeve të votimit në aspekt të qasjes së individëve me nevoja të veçanta, që gjatë 2017-s, në periudhën korrik – shtator u realizua nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Pas vlerësimit u përfundua se me pamundësinë e qasjes së individëve me nevoja të veçanta në vende të votimit, bëhet diskriminim i kësaj kategorie të qytetarëve.

Edhe pas një viti, situata në teren është e njëjtë, thonë nga shoqatat e personave me nevoja të veçanta.

Baby Boo