Indi, mbi 2 mijë të vdekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve


India ka shënuar mbi 2.000 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit.

Sipas përditësimit të sotëm, Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi 2.003 vdekje tjera dhe 10.974 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 tani ka arritur në 354.065, me numrin e të vdekurve në 11.903.

Shteti perëndimor Maharashtra aktualisht është i prekur më keq me numrin më të madh të vdekjeve, 5.537.

Deri më 16 qershor, vendi ka kryer 6.084.256 teste, sipas Këshillit të Kërkimeve Mjekësore Indiane.

Baby Boo