Incidenti në Reçicë: Katër persona dënohen me katër muaj burg


Katër persona që dje gjatë seancës gjyqësore pranuan veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” në ngjarjet e pesë prillit në Reçicë të Vogël janë dënuar me katër muaj burg duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ridvan Dervishi nga Çerkezi i Kumanovës, Sabit Rexhepi nga Kumanova, Halil Kamberi nga Kumanova dhe Lulzim Bitri nga Shqipëria janë dënuar me nga katër muaj burg, pasi që e kanë pranuar veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, për ngjarjen e armatosur në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi dhe disa të tjerë u plagosën. Miralem Asani avokat i të dënuarve tha se nuk e kanë pritur këtë vendim, duke vlerësuar se është mjaft rigoroz duke paralajmëruar edhe ankimimin e të njëjtit.

Gjatë seancës së djeshme të akuzuarit tjerë Bekim Rexhepi, Driton Ferati, Florim Misini, Bashkim Misini, Irfan Misini, Nuredin Misini, Hajredin Misini, Mursel Misini kishin deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën akzohen duke theksuar se “ata kanë qenë të sulmuar dhe nuk kanë sulmuar ata të parët. Seanca e radhës për rastin në fjale do të mbahet më 11 korrik.

Baby Boo