Incidenti në Gramsh, rrëfehet rusi i arr*estuar: “Jam udhëzuar nga shërbimet sekrete”


Një prej shtetasve rusë që u arr*estuapas konfrontimit me dy efektivët në uzinën ushtarake të Cekinit në Gramsh të shtunën gjatë dëshmisë së tij sipas Klan ka rrëfyer se ishte udhëzuar nga shërbimi i brendshëm rus për të fotografuar uzina dhe objekte ushtarake Shqipëri dhe në Ballkan.Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë reagim nga ambasada ruse në Tiranë.

Për Prokurorinë e Elbasanit e cila ka në dorë hetimet, 3 të rinjtë nuk janë thjesht blogerë por dyshohen për spiunazh. Hetimi po orientohet për të verifikuar çdo lidhje të mundshme me shërbimet sekrete të huaja. Ndaj tyre janë ngritur 3 akuza, mes të cilave edhe sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake. Dyshimet shtohen më tej pasi dy rusët dhe ukrainasit hynë në Shqipëri në tre drejtime të ndryshme përgjatë muajit gusht, nga Aeroporti i Rinasit, Porti i Durrësit dhe pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri para 5 ditëve nga Rinasi, dhe Mikhail Zorin nga Muriqani dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov me makinën ‘Chevrolet’ nga Porti i Durrësit. Tre të rinjtë janë në paraburgim dhe akuzohen zyrtarisht për 3 vepra penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Baby Boo