Incident në Ferizaj, grabitje si në filma


Dy persona të maskuar dje kanë hyrë me forcë në një lokal në Ferizaj dhe kanë grabitu një sasi ari.
Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe me forcë kanë marr një veturë me te cilën gjatë ikjes kanë aksidentuar dy vetura të tjera, ndërsa gjatë të shtënave është dëmtuar një veturë.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy fishek. Njësia policore ka bërë bastisje në tre lokacion të ndryshme dhe ka shoqëruar tre persona te cilët janë intervistuar.

Rasti është duke u hetuar intensivisht nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Baby Boo