Inaugurohet në Tetovë shkolla Maarif School International (video)


Fondacioni Maarif nga Turqia edhe zyrtarisht janë pronarët e rinjë të shkollës private Woodroë Wilson School që tanimë është emëruar Maarif International School ku gjatë ditës së sotme është realizuar edhe programi i dorëzim pranimit të
kësaj shkolle ku procesi arsimor do të zhvillohet që nga niveli parashkollor e deri në atë të mesëm, ku mësimi deri në klasë të gjashtë do të zhvillohet në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë deri në të 12-tën në gjuhën angleze, kurse krahas kësaj
do të ofrohet arsim edhe në gjuhën turke.
Në programin e pranim dorëzimit ka marrë pjesë edhe drejtori i Fondacionit Maarif Birol Akgun, ambasadorja e turqisë në Maqedoni Tülin Erkal Kara, ministri për investime të huaja pranë  qeverisë së Republikës së Maqedonisë Adnan Qahil, si dhe personalitete të ndryshme nga sfera e politikës dhe arsimit si nga Maqedonia poashtu edhe nga Turqia.
Drejtori gjeneral i fondacionit, Birol Akgyn, duke theksuar vëmendjen e madhe që shteti turk i kushton arsimit, uroi që shkolla të gjallërojë me nxënës të shumtë.
Ne si përfaqësues të Fondacionit ‘Maarif’ në kuadër të mundësive tona kemi dhënë kontributin maksimal që të arrijmë deri këtu. Por për të ardhmen, është tejet e rëndësishme mbështetja juaj, si përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe sektorit civil. Në këtë rast, po ua lë amanet që edhe ju të jepni kontributin maksimal për gjallërimin, fuqizimin dhe zgjerimin e kësaj shkolle”
Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal Kara, tha se me regjistrimin e fëmijëve në shkollat e fondacionit “Maarif”, do të luftohen strukturat e organizatës terroriste FETO në mënyrë thelbësore, e jo vetëm deklarative.
Do të doja që në këtë rast të bëj një apel deri tek të gjithë ju dhe tek opinioni: ejani të gjithë si prindër, t’i regjistrojmë fëmijët tanë në shkollat e Fondacionit ‘Maarif’. Nëse nuk duam që fëmijët tanë në të ardhmen të bëhen terroristë, duhet ata t’i orientojmë drejt këtyre shkollave, pasi institucionet me emrin ‘Jahja Kemal’ në asnjë rast nuk na përfaqësojnë neve”
Përndryshe nga Fondacioni Maarif theksuan se ky institucion arsimor në Tetovë është vetëm fillimi dhe se në të ardhmen planifikojnë që të hapin institucione të tjera arsimore në Shkup, qytete të tjera të Maqedonisë dhe në mbarë botën
përderisa Maarif International School në Tetovë do të ofrojë shërbime për nxënësit në një hapësirë të mbyllur me sipërfaqe prej rreth 12.500 metra katrorë me të gjithakushtet dhe sipas të gjitha standardeve./TV KOHA/
Baby Boo