Inaugurohet memoriali ’11 Shtatori’në Pejë, në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA


Sot janë mbushur 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Historia e sulmeve të 11 shtatorit, pritet që nga sot të jetë pjesë e qytetarëve edhe në Kosovë, simbolik kjo e marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ku, Rotary Club Peja gjatë ditës së sotme ka inauguruar Memoralin “11 Shtatori” në Pejë.

Lidhur me këtë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Ky Memorial përfshinë në vete një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në New York. Ceremonia e inaugurimit me pjesëmarrje të Ambasadës Amerikane dhe miqve të shumtë nga SHBA dhe Evropa është mbajtur në Pejë në rrugën “Mbreti Pirro”.

Baby Boo