Imitoi Kleopatrën për në Instagram, arre*stohet modelja bashkë me fotografin


Policia egjiptiane arrestoi fotografin Houssam Mohammed dhe modelen Salma al-Shimi, pas fotografive që ata realizuan në kompleksin e piramidës së Djoser, në nekropolin e Saqqara, 30 kilometra në jug të Kajros.
Fotot e publikuara në Instagram janë fshirë më pas nga modelja pasi kishin ngjallur një mori komentesh, përfshirë dhe kritika për veshjen e saj.

Modelja e cila numëron me mijëra ndjekës në Instagram postoi fotot javën e kaluar në këmbët e piramidës 47000 vjeçare, në të cilën ajo shfaqej si një Egjiptiane e Lashtë, duke imituar Mbreterëshën Kleopatra.
Prokuroria tha se modelja dhe fotografi aku*zohen për realizimin e fotove pa autorizim në vendin arkeologjik, pasi në një rast të tillë, ajo përbën vepër penale.
Megjithatë, ata u lanë të lirë me kusht pasi paguan një shumë parash, dhe do të jenë në pritje të një hetimi.

Baby Boo