Imami që u bën thirrje hoxhallarëve të mos e varrosin Hilmi Haradinajn: Le ta varrosë popi


Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit kosovar ka vdekur mbrëmë, ndërsa një imam i një xhamie në Rahovec, njëherit edhe zyrtar në partinë Fjala të Gëzim Kelmendit, ka bërë thirrje që hoxhallarët të mos e varrosin babanë e kryeministrit kosovar, pasi i njëjti në një intervistë kishte deklaruar se kishin prejardhje katolike.

Hoxha Bedri Bytyçi, imam në fshatin Fortesë të Rahovecit, për më tepër në postimin e tij në Facebook, për vdekjen e Hilmiut, ka bërë fajtor djalin e tij kryeministër, Ramushin.

</a
Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame.

“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin

Tutje, Hoxha që është edhe zyrtar në Fjala, ka postuar disa vargje të një kënge ku u bëhet thirrje hoxhallarëve dhe haxhive që të mos shtihet në dhe Selman Kadria e cili kishte vrarë nipin.

“Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…”, thonë vargjet e postuara nga hoxha kosovar.

Baby Boo