Imami mbështet deklaratat se burka duhet të ndalohet


Dr. Hargey ka kritikuar shpesh praktikën e veshjes së burkës dhe ka shkaktuar gjithashtu polemika në disa qarqe për burrat dhe gratë për t’u lutur së bashku.

Pas deklarimeve të forta të ish-sekretarit britanik Boris Johnson kundër grave myslimane me burka, reagimet kanë qenë të shumta.

Përveç shumë kundërshtarëve, megjithatë ai ka një mbështetës edhe nga radhët e myslimanëve.

Taj Hargey, Imam në Kongresin Islamik të Oksfordit, tha se Johnson “nuk duhet të kërkojë falje sepse ka thënë të vërtetën”, duke shtuar se komentet e tij nuk janë aq të rënda.

Në një letër dërguar “Times”, Dr. Hargey tha se nuk kishte “legjitimitet në Kuran” për burkën, duke shtuar se ishte “një komponent i çuditshëm i një teorie në modë për ekstremizmin fetar dhe islamin militant”, përcjell albinfo.ch.

“Klerikët regresivë të Islamit kanë arritur të bindin myslimanët e keq formuar përmes burimeve sekondare të dyshimta se Allahu do që gratë të mbulojnë fytyrat e tyre, kur në realitet është një sistem patriarkal toksik që kontrollon gratë”.

Është çudi që shumë gra më të reja e kanë brendësuar këtë shovinizëm helmues duke pohuar se është e drejta e tyre njerëzore për të fshehur fytyrat e tyre?

“Nëse Britania do të bëhet një shoqëri plotësisht e integruar, atëherë është e domosdoshme që praktikat kulturore, preferencat personale dhe zakonet që përkeqësojnë ndarjen shoqërore, duhet të ketë rezistencë të vendosur ndaj tyre”.

Dr. Hargey ka kritikuar shpesh praktikën e veshjes së burkës dhe ka shkaktuar gjithashtu polemika në disa qarqe për burrat dhe gratë për t’u lutur së bashku.

Ndërkohë udhëheqësi konservator i Skocisë, Ruth Davidson bëri thirrje ish-sekretarit të jashtëm të kërkojë falje, pavarësisht se pajtohet me pikën më të gjerë në kolonën e tij që mbulesat me fytyrë nuk duhet të ndalohet.

Baby Boo