Imami Labinot Maliqi reagon ndaj “hoxhallarëve” që e kanë bërë biznes leximin e kuranit


Imami kosovar, Labinot Maliqi, ka ngritur një shqetësim për disa “hoxhallarë” në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, sipas tij, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre.

“Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ai i ka ftuar organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Disa “hoxhallarë” dhe disa hoxhallarë në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e Kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre. Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve.

https://www.facebook.com/LabinotMaliqi/posts/4435673089865734

Baby Boo