Imami i Vushtrrisë kundër mbylljes së të gjitha bizneseve gjatë të dielave


Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendimin që të dielave të mos punojë asnjë biznes, përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave. E këtë vendim të komunës, po e kundërshton një imam nga Vushtrria.

Bedri Halili, imam i xhamisë së Çarshisë në Vushtrri, po i bën kërkesë komunës që të mos i mbyll të gjitha bizneset.

“Kërkojmë nga komuna e Vushtrrisë që mos të mbyllen të gjitha; qebaptoret, lokalet ushqimore, autolarjet-etj”,

Madje, mbylljen e këtyre bizneseve gjatë të dielave, imami nga Vushtrria po e quan jofetare dhe joligjore.

“Kështu të gjitha të mbyllura, nuk është fetare, shtetërore, ligjore, qytetare e as njerëzore”, ka deklaruar ai.

Rregullorja e re sipas të cilës bizneset që veprojnë në Vushtrri nuk do të punojnë të dielave, ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt.

Ky është statusi i plotë i imamit në Vushtrri:

ESELAMU ALEJKUM WE RAHMETULLAHU VE BAREKATUHU
BEDRI HALILI IMAM I XHAMISË SË QARSHISË KËRKOJMË NGA KOMUNA E VUSHTRRISË QË MOS TË MBYLLEN TË GJITHA; QEBAPTORËT,LOKALET USHQIMORE, AUTOLARJET-ETJ.
KËSHTU TË GJITHA TË MBYLLURA, NUK ËSHTË; FETARE, SHTETRORE, LIGJORE, QYTETARE E AS NJERËZORE.
ESELAMU ALEJKUM
16.02.2020

Baby Boo