Imami i Nishit, Irfan Rekaj kërkon që ezani të dëgjohet jashtë xhamisë


Irfan Rekaj, imam i xhamisë në Nish (Serbi), kërkon që ezani nga minarja të dëgjohet më larg se sa që dëgjohet tash nga Xhamia e Islam Agës në qendër të këtij qyteti, shkruan sot gazeta “veçernje novosti”.

Rekaj para dy vjetësh e gjysmë ka shkuar si imam kryesor i Nishit. Ai thotë se autoriteteve të qytetit ua ka treguar kërkesat e besimtarëve të Nishit e rrethinës që ezani të dëgjohet edhe jashtë xhamisë. Megjithatë, ai pohon se nuk ka hasur në mirëkuptim e përkrahje që ato kërkesa të realizohen, sepse, siç raportohet, rritja e zërit të ezanit mund të shkaktojë pakënaqësi te qytetarët.

“Është me shumë rëndësi për fenë tonë që ezani dhe lutjet të dëgjohen edhe jashtë xhamisë. Po përpiqemi të luftojmë për të drejtat e myslimanëve në Nish, pasi me ligj kemi të drejtë për këtë. Kur isha në takim me prefektin dhe shefin për siguri kam kërkuar që ezani të dëgjohet edhe jashtë xhamisë. Më kanë thënë s kjo nuk sjell siguri. Ne kemi të drejta të njëjta në Serbi dhe nëse Serbia është nëna e jo njerka jonë, atëherë duhet të kemi të drejta të njëjta”, citon novosti të ketë thënë efendiu Rekaj.

Në fund Rekaj ka kërkuar që të mbrohet Xhamia e vjetër e Hasan Begut e cila është shpallur pasuri kulturore në Nish

Baby Boo