Imami i Lipjanit: “Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark”


Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani pas ceremonisë ka deklaruar për Insajderi se e ndjera Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me fhoshnjën e saj brenda barkut. “Foshnja nuk është hequr nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka vdekë me vdekjen e nënës”, tha Gajtani.

Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj. Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë.

Motrat vajtojnë me dënesë gjatë varrimit të Hamide Magashit
Magashi u varros dy ditë pasi jetën ia mori me armë zjarri Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit. Sokol Halili ishte lokalizuar para pak orësh nga Policia e Kosovës, por sipas konfirmimit të ministrit Xhelal Sveçla, përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, ai ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve tē Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”.
“Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.

Baby Boo