Ilir Meta fillon vitin e ri në bjeshkët e Rugovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka festuar festën e Vitit të Ri në bjeshkët e Rugovës. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka postuar foto me familjen e tij.
“Nga Bjeshkët e Rugovës, ju uroj Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri të porsanisur’’, ka shkruar shkurtimisht Meta.

Ai është takuar edhe me homologun e tij nga Kosova presidentin Thaçi, ku nëpërmjet një foto kanë uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri.

Presidenti Meta gjithashtu është takuar edhe me Sami Lushtakun. Ish kryetari i Skenderajt, ka postuar një foto në Facebook, me mbishkrimin: “Takim vëllazëror me mikun tim, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Ilir Meta’’.

Baby Boo