Ilir Meta bëhet parashikues, thotë se Ballkanin do ta godas një tërmet


Presidenti  i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se nga mediat ndërkombëtare dhe kombëtare është informuar mbi paralajmërimin për një termet apokaliptik që pritet ta godasë Ballkanin.

Përmes një letre ai i drejtohet  kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kreu i shtetit thotë se sipas një sizmiologu të vjetër grek, Ballkani do të goditet nga tërmet i fuqishëm apokaliptik.

Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.

Gjithashtu, presidenti Meta në letrën e shkruar ka thënë se është i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, sepse çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve./lapsi.al/

Baby Boo