Ilindeni, Xhaferi kërkon mbështetje për referendumin


Republika e Maqedonisë, dhe të gjithë ne si qytetarë, jemi pranë një vendimin i cili është përcaktues për të ardhmen, nëse do të vazhdojmë drejt integrimit ose do të ngecim në rrethin e verbër ballkanik i cili nuk na çon askund -porositi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, para monumentit të Metodi Andonov Cento në Shkup, në fjalimin e tij me rastin e kremtimit të Ditës së Republikës.

Në fjalimin e tij Xhaferi porositi opozitën që të marrë përgjegjësi.

Qeveria aktuale dhe shumica parlamentare kanë treguar se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nga këtu i bëj thirrje opozitës që të marrë pjesë në përgjegjësinë që i përket për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Sot derisa shënojmë Ilindenin do të doja të apeloja deri tek të gjithë qytetarët, të gjithë liderët e partive politike dhe kolegët e mi deputetë që të jenë me të vërtetë të përgjegjshëm dhe vizoner dhe me fuqinë e votës së tyre ta mbështesin plotësimin e marrëveshjes që do të përmbushë qëllimin strategjik drejt BE-së dhe NATO-s. Kjo është detyra jonë për të gjithë ata që luftuan për Maqedoninë. Brezat e ardhshëm meritojnë të jetojnë në Maqedoni Evropiane – tha Xhaferi.

Baby Boo