Ilievski kandidati i preferuar i qytetarëve të Kumanovës


Drejtori i SHA “Ekonomia e Ujërave për Kumanovë-Likovë” Oliver Ilievski në sondazhin e dytë të realizuar nga OJQ “Exitpoll” rezulton të jetë kandidati i preferuar për kryetar të Komunës së Kumanovës. Mes tre kandidatëve më të përfolur të cilët zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat e tyre në LSDM, Martin Kostovski, Maksik Dimitrievski dhe Oliver Ilievski ky i fundit është i preferuari i qytetarëve të Kumanovës.

Në pyetjen “Cilin nga tre kandidatët: Oliver Ilievski, Maksim Dimitrievski dhe Martin Kostovski do ta votonit për kryetar Komune?”, shumica e qytetarëve të anketuar janë përcaktuar për Oliver Ilievskin i cili gëzon mbështetjen e 41.5% të qytetarëve. Respektivisht, 53% e qytetarëve të anketuar maqedonas, 47% qytetarëve shqiptar, 39% të qytetarëve serb dhe 27% të qytetarëve rom.
Pas Ilievskit radhitet Maksim Dimitrievski, kryetar aktual i Komunës së Kumanovës. Dimitrievski ka mbështetjen e 33.5 të qytetarëve të anketuar. Mbështetjen më të madhe e gëzon te qytetarët rom 53%, më pas tek qytetarët serb 34%, qytetarët maqedonas janë deklaruar në mbështetje të tij me 28%, ndërsa mbështetjen më të vogël e gjen tek shqiptarët me vetëm 19%.

Martin Kostovski duket të ketë gjasat më të vogla për të qenë kandidat i LSDM-së për Kumanovën. Deputeti aktual gëzon mbështetje më të vogël se dy kandidatët tjerë nga po e njëjta parti politike, respektivisht Kostovski gëzon mbështetjen e 22.45% të qytetarëve. Kostovsk gëzon mbështetjen më të madhe tek serbët 25% dhe mbështetje të përafërt edhe tek shqiptarët. 19% gëzon mbështetje tek qytetarët rom, ndërsa vetëm 17% tek maqedonasit.
Nga sondazhi rezulton që 9% e qytetarëve janë të papërcaktuar për njërin nga kandidatët potencial të LSDM-së. Gjatë anketimit 2% e qytetarëve maqedonas janë deklaruar të papërcaktuar dhe po në këtë përqindje janë deklaruar edhe qytetarët serb.

Tek qytetarët rom përqindja e të papërcaktuarve është minimale, pra 1%, ndërsa përqindja më e lartë e të papërcaktuarve konstatohet tek qytetarët shqiptar me 4%.
Anketa është realizuar në vigjilje të kandidaturave për kryetar komunash, kur partitë janë duke lakuar emrat e kandidatëve nëpër organet e tyre. Të dhënat dhe rezultatet bazohen në anketimin e afër 3000 qytetarëve nga Kumanova nga bashkësitë etnike: maqedonase, shqiptare, serbe dhe rome. Probabiliteti dhe rezultati kanë hapësirë gabimi nga 0.4-1.2%.

Baby Boo