Igumeni Janjiv akuzon ‘Novostin’ për papërgjegjshmëri, Vuçiç e quan …


Gazeta propaganduese dhe dezinformuese serbe “Novosti”, e njohur si përkrahëse ekstreme e politikave të Vuçiqit, dje në portalin e saj postoj një video ku shihen disa persona, duke hequr flamurin shqiptar në Koshare. Kjo gazete e botoj edhe një artikull të veçantë për ketë çështje në faqen e parë të versionit të printuar të saj.

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, përmes Facebookut të tij personal, reagoj ashpër ndaj veprimit të këtyre personave që shihen në video duke i quajtur të papërgjegjshëm ata dhe mediat të cilat kanë raportuar videot e tyre. Në anën tjetër Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka vetëm fjalë miradie për “Novostin” në prag të përvjetorit të 67 të këtij mediumi.

“Për dekada, “Novosti” arriti të ruajë standarde të larta gazetareske dhe editoriale, të cilat u reflektuan në zgjedhjen e temave përkatëse dhe bashkëbiseduesve, si dhe në informacionin në kohë me interes për të gjithë qytetarët tanë, madje edhe në kohërat më sfiduese. Vetë fakti i mbijetesës së gjatë në skenën mediatike, suksesi në ruajtjen e integritetit dhe publiku i gjerë I lexuesve flet shumë për reputacionin e gazetës “Novosti” dhe gazetarëve dhe redaktorëve të saj.

Duke ndërtuar një reputacion me punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë punonjësve, “Novosti” e ka pozicionuar veten në kulmin me te lartë të profesionit gazetar, si për nga cilësia e përmbajtjes së shumtë dhe të larmishme, ashtu edhe për nga stili i veçantë i gazetarisë.

Baby Boo