Igballe Huduti fillon fushatën për lirim nga burgu!


Igballe Huduti po vuan dënimin në burgun e grave në Kosove ajo i quajti kriminelë amerikanët që vranë gjeneralin iranian

Policia e Kosovës e arrestoi Igballe Hadutin, aktiviste e njohur për mbështetjen e rrymës fetare iraniane në Kosovë, e cila pas vrasjes së gjeneralit iranian, kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale duke kritikuar Amerikën dhe presidentin Trump.

Huduti përmes reagimit të saj kishte lartësuar figurën e Qasim Soleimanit.
Madje, Huduti shkon edhe më larg duke e quajtur shtetin më aleat të Kosovës, SHBA-në, kriminelë.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo.

Ajo sot kërkon lirimin e saj nga burgu ngaqe pretendon se mbahet padrejtesisht!

Baby Boo