Igballe Cakaj, zyrtarja e Ministrisë së Arsimit që vodhi në Bruksel


Igballe Cakaj, mësohet se është zyrtarja e lartë e Ministrisë së Arsimit, e cila u kap nga autoritetet belge duke vjedhur në një qendër tregtare gjatë një vizite në Bruksel.

Ministria e Arsimit sipas njoftimeve ka suspenduar nga puna të njëjtën pasi kreu veprën penale gjatë vizitës së saj zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Europian.

Cakaj mësohet se në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë atij momenti, zyrtarja e Ministrisë së Arsimit në Kosovë, Igballe Cakaj, ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Baby Boo