IEA konfirmon lëshimin e 2-të të përbashkët nga rezervat e emergjencës së naftës


Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) konfirmuan të enjten lëshimin e 120 milionë fuçi nafte nga rezervat emergjente në përgjigje të vështirësive në tregun e naftës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë. Kjo konsiderohet si lirimi më i madh i rezervave në historinë e IEA-s ndërsa ky hap erdhi pas lëshimit më 1 mars të një totali prej 62.7 milionë fuçi nga rezervat emergjente.

Në fillim të pushtimit rus, IEA tha se vendet anëtare mbanin 1.5 miliardë fuçi rezerva publike dhe rreth 575 milionë fuçi nën detyrim në industri. Dy lëshimet kolektive të IEA-s nga vendet anëtare deri më tani këtë vit prej 62.7 milionë fuçi dhe 120 milionë fuçi përbëjnë 9% të rezervave totale të emergjencës. Angazhimet e paraqitura nga vendet anëtare arritën në 120 milionë fuçi për lirim gjatë një periudhe gjashtëmujore, duke demonstruar unitet të fortë.

SHBA-ja do të jenë kontribuesi më i madh me rreth 60 milionë fuçi, e ndjekur nga Japonia me 15 milionë fuçi dhe Koreja e Jugut me 7.23 milionë fuçi. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, rreth 240 milionë fuçi rezerva emergjente nafte, ekuivalente me mbi 1 milion fuçi në ditë, do të lëshohen në tregun global.

“Vendimi i paprecedentë për të nisur dy lëshime nga rezervat emergjente të naftës me vetëm një muaj diferencë dhe në një shkallë më të madhe se kurdo herë më parë në historinë e IEA-s, pasqyron vendosmërinë e vendeve anëtare për të mbrojtur ekonominë globale nga ndikimet sociale dhe ekonomike të krizës së naftës pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol./Anadolu Agency/

Baby Boo