Idri Istrefi: “Fushata programore e jona filloi nga Dobovjani i Drinit”


Idri Istrefi është kandidati për kryetar komune në komunën e Strugës. Së fundmi ai ishte në mesin e banorëve të Dobovjanit ku i pa nga afër problemet e tyre dhe duke dhënë zgjidhje për to. Ai tha se tashmë jemi në momentin e fundit, për të gjetur zgjidhje që si të bëhet e mundur që rinia ta konsiderojë jetesën këtu dhe se ajo që ai e premton është ndershmëria, transparenca dhe denoncimi i korrupsionit. Sipas tij vetëm kështu mund të jepet shpresë.
Istrefi u tha banoreve të Dobovjanit se nuk ka se çfarë na duhen fushat e sportit, nëse nuk kemi fëmijë e të rinj të cilët merren me sport.

Istrefi tha se për Dobovjanin do të bëjmë çmos, që shtratin e Drinit ta rregullojmë, e të mos jetë cak i mbeturinave e gjithashtu do t’a rregullojmë njëherë e mirë çështjen e ujit të pijshëm. Sepse, sipas tij është e turpshme, që në shekullin e 21 qytetarët të gjenden në një situatë, kur uji për pije është ende një çështje e pazgjidhur.

Drejtësi në investime, drejtësi për abuzuesit. Kjo është ajo që ne premtojmë tha Istrefi. Do të punojmë pastër, prandaj dhe fitorja do të jetë e pastër. Faleminderit #Dobovjan!

Shkrimi i plotë i Idri Istrefit:
Rrugë më rrugë e lagje më lagje,ecëm bashkë me banorë të Dobovjanit, duke parë nga afër problemet, por edhe duke dhënë zgjidhjet tona.
Ajo që u munduam të shprehim ishte se, tashmë jemi në momentin e fundit, për të gjetur zgjidhje që si të bëhet e mundur që rinia ta konsiderojë jetesën këtu.
Ajo që ne premtojmë, është ndershmëria, transparenca dhe denoncimi i korrupsionit. Vetëm kështu mund të japim shpresë.

Në bashkëbisedim e sipër në qendër të fshatit u shpreha qartë shqetësimin se, nuk ka se çfarë na duhen fushat e sportit, nëse nuk kemi fëmijë e të rinj të cilët merren me sport.
Gjatë vizitës sonë në këtë vendbanim, shpërndamë fletushkat tona, shpërndamë zotimet tona të hedhura në letër.
Çdo vendbanim i yni do të jetë i përfshirë nga buxheti i Komunës së Strugës. Për Dobovjanin, ne do të bëjmë çmos , që shtratin e Drinit ta rregullojmë, e të mos jetë cak i mbeturinave.

Të rregullojmë gjithashtu, njëherë e mirë çështjen e ujit të pijshëm.
Është e turpshme, që në shekullin e 21 të gjendemi në një situatë, kur uji për pije është ende një çështje e pazgjidhur për Dobovjanin dhe për gjithë Strugën.
Drejtësi në investime, drejtësi për abuzuesit. Kjo është ajo që ne premtojmë. Do të punojmë pastër, prandaj dhe fitorja do të jetë e pastër. Faleminderit #Dobovjan !
#Pastër
#Voto6

Baby Boo