Identifikohet rasti i katërt me variantin ‘Delta’ në Maqedoni


Regjistrohet rasti i katërt me variantin Delta në Maqedoninë e Veriut.
Njëri nga pacientët e infektuar po mbahet në jetë me respirator.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur alarmin dhe janë në pritje të testeve edhe për katër qytetarë të tjerë, që dyshohet se infektuar me këtë lloj të virusit.

Në javët e fundit situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar ndjeshëm, por Shkupi është qyteti më i goditur nga epidemia.
Ndonëse janë lehtësuar masat anti-COVID, autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të shtojnë kujdesin dhe të ruajnë higjienën personale.

Baby Boo