Identifikohen dy vi*ktima nga tra*gjedia në Kroaci, nënë e bijë nga Gjakova vd*iqën së bashku në aks*ident


10 kosovarë vd*iqën tra*gjikisht në një aks*ident të rëndë komunikacioni mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, teksa po udhëtonin nga Frankfurti për në Kosovë.
Në mesin e vik*timave janë dy gra nga komuna e Gjakovës.

Mësohet se vik*timat ishin nënë e bijë dhe po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë bashkë me 65 pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e Deva Tours.
Raportohet se vajza është e moshës madhore, mbi 18 vjeç.

Policia kroate ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e ak*sidentit tra*gjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.
Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aks*identit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në vendin ku një autobus me mërgimtarë u ak*sidentua dhe pritet të vizitojë të lënduarit që po trajtohen në spital. Bashkë me të janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij ak*sidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tr*agjike ku vd8iqën 10 persona si pasojë e aks*identimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.
Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij ak*sidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.
Sipas mediave kroate shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aks*identit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.

Baby Boo