Ibrahimi: Pendarovski e Mickoski takohen për t’i falur te*rroristët që deshën ta vr*asin Ziadin Selën


Anëtari i kryesisë së “Alternativës”, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar takimin e sotëm që zhvillohet mes presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ku pritet të diskutohet edhe për ngjarjet e përgj*akshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Ibrahimi tha se, su*lmuesit e “27 Prillit” janë te*rroristë dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe, vihen në mbrojtje të te*rrorizmit dhe suspendojnë shtetin ligjor.

“Nëse nuk janë te*rroristë ata që i su*lmojnë institucionet e shtetit siç është Kuvendi dhe e su*lmojnë rendin kushtetues të vendit nuk e di kush mund të jetë te*rrorist në këtë vend. Në këtë çështje nuk ka asnjë dilemë dhe të gjithë ata që kanë ende dilema duhet ta shtrojnë pyetjen a janë ata në mbrojtje të te*rrorizmit apo në mbrojtje të së drejtës dhe shtetit juridik”, tha Ibrahimi.
Më tej, Ibrahimi tha se, në takimin e sotëm Pendarovski e Mickoski do të shqyrtojnë mundësinë për amnestimin e atyre që më 27 prill të vitit 2017 përgj*akën Parlamentin dhe dëshën të vr*asin kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela.

“Pendarovskit si duket i mbeti shumë merak se ai po mbetet maqedonasi i vetëm që nuk ka qasje antishqiptare dhe më duket se kështu dëshiron që edhe ai ta dëshmojë veten se është në vijën e njejtë që janë Mickoski dhe Zaevi. Derisa para 2-3 javësh u takuan Zaevi e Mickoski për ta anuluar regjistrimin e popullësisë tash po takohen prap Mickoski e Pendarovski për t’i amnestuar te*rroristët e “27 Prillit” që përveç rrënimit të rendit kushtetues dhe Kuvendit, e shkaktuan edhe dhu*nën për vd*ekje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Dhe kjo të bëhet pa asnjë përfaqësues shqiptarë, kjo flet se ata nuk i përfillin shqiptarët dhe nuk kanë asnjë interes për shqiptarët”, tha Ibrahimi.

Sot rreth orës 15:00, presidenti Stevo Pendarovski do ta takojë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në këtë takim siç është paralajmëruar nga Kabineti i presidentit do të bisedohet për ngjarjet e 27 prillit dhe për situatën aktuale politike në vend. Pas takimit presidenti Pendarovski do të deklarohet për media.

Baby Boo