Ibrahimi: Mund të kemi marrëveshje të imponuar “Merre ose lëre”


Opinionisti, Ilir Ibrahimi, është shprehur se vendi ynë duhet patur kujdes në lidhje me raportet me SHBA-të.
I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai deklaroi se duhet të jemi më racionalë, sepse sipas tij, janë dy qeveri që po rrëzohen për shkak të dialogut.

“Unë ju siguroj që Albin Kurti e ka pasur gjithë përkrahjen e administratës amerikane për të qenë partner në dialog. Nuk ka pasur preferenca se me kë të bashkëpunojnë ata për dialogun, por kanë kërkuar një partner që t’i çojë interesat përpara. Ajo çka ka ndodhur ndërkohë aty duhet diskutuar”.

“Dy kryeministrat e Kosovës po e dëshmojnë se nuk ka lidhje tarifa si e tillë, por puna e pjesëmarrjes në dialog dhe se çfarë do të arrihet aty”.

“Kurti tha se përmes tarifës ose lojërave me tarifën është munduar ta parandalojë një marrëveshje të keqe, e që ne ende nuk e dimë se cila është”.

“Të vësh në dyshim sakrificën që e ka bërë SHBA-ja për vendin tonë, po më duket lojë shumë e rrezikshme dhe kjo po i nxit masat. Kush do ta kishte marrë me mend që popullata e Kosovës nëpërmjet rrjeteve sociale do të sulmonte njerëzit e SHBA-së”.

“Duhet pasur kujdes se çka po bëjmë këto ditë, janë dy qeveri që po rrëzohen për shkak të dialogut”.

“Jemi duke shkuar drejt marrëveshjes së imponuar. Kështu që më mirë ta gjejmë unitetin dhe të mos kemi luftë partiake, sepse mund të vijë puna që të ballafaqohemi me marrëveshje të tipit “merre ose lëre” nga fuqitë botërore.

“Trump është president ndryshe, por ne nuk mund të presim që politika atje të ndryshojë. Ai me gjasë do ta ketë edhe një mandat tjetër dhe nuk mund të presim ndryshimin e administratës, por të jemi të mençur dhe t’i përshtatemi kësaj administrate”, u shpreh Ibrahimi.

Baby Boo