Ibrahimi: Ideja për zv/kryeministër ka të bëjë me demokracinë konsensuale, duhet të ndyshohet ligji për Qeverinë


Partia Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje kërkon postin e zëvendëskryeministrit me të drejtë vetoje në Qeveri, ndërsa kjo ide ka të bëjë me demokracinë konsensuale në një shtet, tha në Debatin Zgjedhor në TV21, bartësi i listës për deputetë të PDSH-së, Orhan Ibrahimi. Për ta arritur këtë do të duhet të ndryshohet ligji për Qeverinë, shtoi ai.

Ibrahimi tregoi se për politikën në Maqedoni këto 19 vite ka qenë dimër, prandaj edhe slogani i PDSH-së në këto zgjedhje është “Vjen vera ka dera” dhe shtoi se është koha që shqiptarët të pozicionohen për programin dhe platformën e PDSH-së./TV21

Baby Boo