Ibrahimi i përgjigjet Bujar Osmanit:Demagogjia nuk të kalon


“ Unë kam mirëkuptim për ata që për shkak të pikëve politike nga disa herë “e çelnin kufinin”, madje kur u kërkohej, e arsyetonin “Shkupin 2014” dhe thoshin se “luani i VMRO-së është simbol shqiptar” dhe ashtu “zbatonin” reforma për Gruevskin, ndërsa tash, duke luajtur për Zaevin “e luftojnë” korrupsionin dhe “e europianizojnë” shtetin, duke u bërë zëdhënës të kujtdo që e kanë shef, ama kjo nuk është e mjaftueshme të flasin edhe për temën e xhamisë dhe të bëjnë krahasime anakronike komuniste “pse jo shkolla, por xhamia?”.

Jo se temat e tjera i dinë, ama për këtë kanë të drejtë të flasin më së paku. Duhet pak më shumë moral, pra jo fyerje dhe ofendim, që të flasësh për xhaminë.

Sidoqoftë për shkak të detyrimit që e kemi ndaj opinionit më duhet të sqaroj;
• Së pari ka më shumë se një javë që kemi propozuar masa për çështjen e arsimit dhe, nëse dikush ka nevojë t’ia përsërisim, mund të më shkruajë në privat dhe ia dërgoj. Edhe pse ato janë publike në ueb-faqen e Alternativës.
• Së dyti, Ministria e Arsimit tashmë tha se shkollat nuk do të hapen dhe se mësimdhënia dhe vlerësimi online do ta përmbyllin këtë vit shkollor.
• Së treti, ne besimtarët që shkojmë në xhami që prejse jemi në mend tona e që nuk e kemi xhaminë vetëm për fushatë, e kemi të lidhur Ramazanin me xhaminë.
• Së katërti, në kohën që po zbutet situata me korona-virusin, nëse në çdo institucion tjetër parashikohen hapje, pse kjo të mos vlejë edhe për xhaminë?
• Së pesti, nëse në vendet përreth nesh tashmë ka filluar të falet xhumaja, pse te ne të mos bëhet kjo?
• Së gjashti, askush nuk bëri thirrje për të vajtur në xhami dhunshëm, por kërkesa i drejtohej BFI-së, që ta konsiderojë hapjen e xhamive pas lehtësimit të kufizimeve. • Së shtati, nuk pranoj të na përrallisin për xhaminë dhe të na bëjnë krahasime anakronike tipike komuniste ata që pasi gjithë ditën rrasen n’pilaf e n’raki, në mbrëmje vijnë në teravi për të bërë fotografi ose i angazhojnë spin-doktorët për të ndërtuar opinion pro-DUI.

Demagogjia nuk kalon!” ka shkruar Zeiqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Baby Boo