Ibrahimi: Dëmi për të cilin na akuzon Fatime Fetai është sa 75 për qind e rrogës së saj

Dëmi për të cilin na akuzon Fatime Fetai në rastin “Titanik 2” është sa 75 për qind nga rroga e saj që e merr, kështu tha Bedredin Ibrahimi i akuzuar në rastin “Titanik 2”, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

Ai në fjalët hyrëse tha se nuk është bërë dëm të buxhetit shtetëror sepse harxhimet për zgjedhjet lokale i mbulojnë komunat, ndërsa në llogari të buxhetit shtetëror është bërë vetëm printimi i listave zgjedhore dhe transportimi i tyre.

Kështu, siç potencoi Ibrahimi nëse është bërë dëm, atëherë ai është vetëm 14.682 denarë.

“Qëllimi është politik, me qëllim që të arrihet deri te një numër më i lartë i organeve shtetërore dhe funksionarëve, të lihet përshtypje se në shtet gjithçka është shkatërruar dhe nga qielli na është dërguar PSP si shpëtimtare e sistemit juridik të vendit”, tha Ibrahimi.

Ai theksoi se në procedurë do të dëshmohet se në aktakuzë janë bazuar në dëshmi që nuk ekzistojnë.

Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.